|
![]() |
|||||||||||
SamsungSamsung, për tre muaj arrin 51 miliardë dollarë të hyra
Samsung ka realizuar një profit i cili ka arritur në 8.5 miliardë dollar, dhe sipas të dhënave të kompanisë, ky është tremujori më i madh për gjigantin e Koresë së Jugut, i cili edhe një herë më shumë u konfirmua si lider global në krijimin e telefonave mobil. Siç dihet, Samsung ka pas një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e saj të telefonave Galaxy, dhe modeli i fundit i telefonit të kësaj linje, Samsung Galaxy S4 besohet të ketë ndikuar dukshëm në arritjen e këtyre rezultateve të jashtëzakonshme. =====================================Samsung
![]() |
16:28 / 26.07.2013
|
|
Kompania e njohur e hulumtimeve IDC ka publikuar shifrat e saj për tregun e telefonave mobil për TM2 të vitit 2013. Sipas numrave të fundit, rritja globale e tregut të telefonave mobil u rrit për 6% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.
Prodhuesit e telefonave mobil kanë shitur në total 432.1 milionë telefona mobil gjatë këtij tremujori, në krahasim me 407.7 milionë sa kishin shitur gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012.
Samsung në total ka arritur të shesë 72.4 milionë njësi, duke marrë 30.4% të tregut, përqindje e cila e vendos atë në pozitën e liderit të tregut në nivel global. Apple zë vendin e dytë me 31.2 milionë njësi të shitura të iPhone, për të marrë 13.1% të tregut të përgjithshëm.
LG është në vendin e tretë me 12,1 milionë njësi të shitura, e përcjell nga Lenovo e cila radhitet si e katërta me 11.3 milionë njësi të shitura, dhe ZTE në vendin e pestë me 10.1 milion njësi, s aka shitur gjatë këtij tremujori
=================================
HTC të prezantojë modelin Zara?
Sipas llogarisë zyrtare të @evleaks, prodhuesi i njohur tajvanez, HTC, është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të telefonit Android, përkatësisht modelit HTC Zara, i cili fillimisht do tu ofrohet operatorëve mobil amerikan, si Sprint dhe US Cellullar.
HTC Zara thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në teknologjinë e ekranit qHD dhe rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, ndërsa pajisja e re mobile do të mbështetet nga procesori dual core 1.4GHz Qualcomm 400.
Karakteristikat tjera të HTC Zara përfshijnë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, ndërsa ky model gjithashtu do t’i ketë edhe dy kamera.
Kamera e përparme e HTC Zara do të ketë 1.6 mega-piksel për të mundësuar video thirrjet, ndërsa ajo e pasme do të jetë kamerë e linjës HTC Ultrapixel. HTC Zara do të bazohet në Android 4.2.2 Jelly Bean dhe HTC Sense 5.0.
==========================================================================
Nokia prezanton modelin “e lirë” Lumia 625
Pas prezantimit të rezultateve financiare të cilat janë përsëri në rënie, prodhuesi i njohur finlandez Nokia ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur, Nokia Lumia 625, i cili do të jetë një model i përballueshëm nga çmimi.
Lumia 625 është një model i ri i telefonit që bazohet në sistemin operativ Windows Phone, me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, rrjetin 4G, i cili do të vijë në treg për një çmim të lirë, rreth 220 eurove, para taksave dhe subvencioneve.
Përveç ekranit të madh, Nokia Lumia 625 do të vijë edhe me rezolucion prej 800 x 480 pikselëve,si dhe procesorit dual core 1.2GHz Snapdragon S4.
==========================================================================
Sony sfidon Nokian me telefonin me kamerë 20MP
Sony planifikon të krijojë një model të ri të telefonit me të cilin do të konkurrojë me rivalët e tjerë në Android. Disa raporte mediale thonë se Sony tashmë është duke e përgatitur një model të ri të telefonit, i cili do të veçohet për kamerën e avancuar me 20 mega-piksel.
Sipas uebfaqes kineze, ePrice, Sony së shpejti do të lansojë modelin Xperia i1, të cilin do ta pajis me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç full HD 1080p dhe procesorin 2.2GHz quad-core Snapdragon 800.
Mirëpo, siç thuhet, pika e dallueshme e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e pasme me 20.7 mega-piksel me sensorin 1/2.3-inch ExmorRS, i cili është i ngjashëm me atë të Galaxy Camera.
Xperia i1 gjithashtu do të përmbajë edhe 2GB RAM, baterinë me 3,000 mAh, 16GB memorie të brendshme, portin për microSD dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel. Prezantimi i Sony Xperia 11 pritet të bëhet në panairin e IFA Berlin më 4 shtator.
======================================================================
Hakerët sulmojnë SIM kartelat e miliona telefonave
Për shkak të një gabimi të rëndë në sistem, rreth 750 milionë njerëz në mbarë botën të cilët kanë një SIM kartë për telefonin e tyre mobil janë të rrezikuar nga mashtrimet e mundshme të cilat mund t’i kenë prekur ata nga sulmet e hakerëve.
Një gabim në program i cili ndodhi brenda pak minutash, i ka lejuar hakerët të qasen nga distanca në të dhënat personale të përdoruesve dhe kryerjen e transaksioneve të paligjshme.
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) i ka dërguar një letër OKB-së për t’i informuar të gjithë operatorët mobil mbi rrezikun e mundshëm, ndërsa shkencëtari gjerman Karsten Noll vuri në dukje mangësi serioze në fushën e mbrojtjes së kartelave SIM.
Në dekadën e kaluar, SIM kartela është konsideruar si vendi më i sigurt në telefon.
==========================================================================
![]() |